Bundesliga, Bayern mposht 3-0 Darmstadt dhe mban kreun
19/09/2015 00:00
Bayern Munich di vetëm të fitojë dhe këtë e konfirmoi edhe në javën e 5-të në Bundesliga.
Kampionët e Gjermanisë mundën 3-0 debutuesit e Darmstadt, të cilët regjistruan dhe humbjen e parë në këtë fillimsezoni.
Pep Guardiola i besoi formacionin bazë dy ish-juventinëve Vidal dhe Coman dhe të dy ia shpërblyen në mënyrën më të mirë.
Kiliani shënoi në minutën e ’20, ndërsa mesfushori francez dyfishoi rezultatin në minutën e ‘62.
60 sekonda pas këtij goli, Rode vulosi fitoren e 5-të për Bayern, që kryeson i vetëm me 15 pikë.
Top Channel