Xhiro e Spanjës, Dumoulin fiton etapën e nëntë dhe merr kreun e renditjes

31/08/2015 00:00

Tom Dumoulin është fituesi i etapës së nëntë të Xhiros së Spanjës, një etapë kjo që përfundoi në ngjitje. Çiklisti i skuadrës Giant-Alpecin siguroi suksesin në 100 metrat e fundit, duke befasuar britanikun Chris Froome, i cili e kishte bërë sulmin e tij në këtë etapë, ndërkohë që në vendin e tretë u pozicionua spanjolli Joaquim Rodriguez.

“Nuk e kam imagjinuar kurrë që të bëja një paraqitje të tillë në një etapë kaq të vështirë. Jam në një formë shumë të mirë dhe taktika e përdorur ishte e duhura”, tha Dumoulin.

Me këtë fitore, Tom Dumoulin merr kreun e renditjes së përgjithshme në Xhiron e Spanjës, me kohën 35 orë 22 minuta e 13 sekonda. Në vendin e dytë është ngjitur Joaquim Rodriguez me 57 sekonda më shumë, ndërsa Joan Esteban Chaves zbret në vendin e tretë.

Fitoi pozicione në klasifikim Chris Froome, me britanikun që e sheh veten në vendin e tetë, me 1 minutë e 18 sekonda më shumë se Dumoulin.

Top Channel