Turi i Francës, Parisi pret Chris Froome për kurorëzimin e dytë

26/07/2015 00:00

Fillimi i etapës së fundit të edicionit të 102-të të Turit të Francës do të jetë në Ville d’Avray, aty ku në fakt ka përfunduar edicioni i parë zyrtar i këtij eventi madhor të çiklizmit në vitin 1903, përpara se të përfundojë në Paris.

Me përjashtim të ndonjë aksidenti të papritur, rezultatet tashmë janë të njohura. Chris Froome do të kurorëzohet për herë të dytë në “Champs Elysees”, ndërsa Nairo Quintana do ta shoqërojë atë në podium, siç ndodhi dy vite më parë, kurse vendin e tretë duket se e ka siguruar Alejandro Valverde.

Britaniku i lindur në Kenia njihet gjithashtu edhe si “mbreti i maleve”. Ashtu si dy vite më parë, Quintana rishfaqet si çiklisti më i mirë ndër të rinjtë, ndërsa Peter Sagan do të marrë fanelën e gjelbërt për të katërtën herë me radhë.

Me siguri do të ketë një sprint të fuqishëm në sheshin më të famshëm të Francës. Andre Greipel, Mark Cavendish, Alexander Kristoff, Arnaud Demare, Bryan Coquard, Michael Mattheës, John Degenkolb dhe shumë të tjerë kanë luftuar me kurajo në etapat “alpine”, vetëm e vetëm me finalen e madhe në horizont.

Top Channel