Deputeti i Agimit të Artë gris marrëveshjen dhe ia hedh Tsiprasit

15/07/2015 00:00

Ata që kanë qenë më të ashpër ndaj marrëveshjes së arritur në Bruksel me huadhënësit ndërkombëtarë, kanë qenë deputetët e ekstremit të djathtë, Agimit të Artë.

Njëri prej tyre, Ilias Kasiridhis ka grisur në formë demonstrative marrëveshjen me ndërkombëtarët dhe i ka hedhur copat e letrave në drejtim të kryeministrit, Aleksis Tsipras.

Marrëveshja për një paketë të re ndihme për Greqinë, prej 86 miliardë eurosh, duhet të marrë miratimin para mesnatës në parlamentin grek, ndërkohë që ratifikimi i saj ka nisur edhe në Parlamentet e vendeve të tjera të Eurozonës, ku në Francë ligjvënësit kanë votuar thuajse në unanimitet pro saj.

Top Channel