Arrivabene: Alonso kritikon Ferrarin? Mund të flasë ç’të dojë

01/07/2015 00:00

Ndarja me Ferrarin nuk ishte pa dhimbje. Ferando Alonso është shprehur se asnjëherë nuk ka pasur një makinë konkurruese për të fituar titullin kur ishte në skuderinë e kuqe.

Ndërsa në prill, ai tha: “Unë nuk jam penduar asnjëherë në lidhje me zgjedhjen e McLaren, ndoshta do të ndryshoj mendje vetëm nëse Ferrari do të fitojë titullin”.

Ndërkohë, Maurizio Arrivabene, drejtori sportiv i Ferrarit tha se spanjolli mund të flasë çfarë të dojë, ndërsa ka vlerësuar gjermanin Vettel për atë që ai ka dhënë deri tani në skuderinë italiane.

Top Channel