Fiorentina pranë transferimit të Taulant Xhakës

26/06/2015 00:00

Taulant Xhaka është gjithnjë e më afër Fiorentinës. Me konfirmimin e Paolo Sousas në stolin e vjollcëve, objektivi i parë i kësaj merkato është mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka.

“Gazzetta dello Sport” ka shkruar se zyrtarët e Fiorentinës kërkojnë që sa më shpejtë të arrihet një marrëveshje, prandaj kanë pëshpejtuar bisedimet me skuadrën e Baselit.

Kampionët zviceran kërkojnë 4 milionë euro për kartonin e Xhakës, por klubi vjollcë nuk pranon të paguajë këtë shumë. Edhe pse nuk ka ende asgjë zyrtare, mësohet se Baseli do tërhiqet nga kjo kërkesë.

24-vjeçari Xhaka pëlqehet shumë nga trajneri Sousa. Madje ky i fundit e cilësohen si një lojtar “xhol”, pasi arrin të luajë në disa pozicione dhe të ndihmojë skuadrën aty ku ka nevojë.
 
Sezoni 2014-2015 ishte shumë i suksesshëm për lojtarin shqiptar që përpos që shkëlqeu në kampionat, bëri paraqitje të mira edhe në Champions League, ku luajti shtatë ndeshje si titullar.

Top Channel