Ronaldinho mbyll aventurën meksikane

20/06/2015 00:00

Ronaldinho ka njoftuar se ka prishur kontratën me ekipin meksikan Queretaro, me të cilin u bashkua në shtator të vitit 2014.

“Dua të falenderoj me gjithë zemër kombin meksikan për të gjithë ditët që kam kaluar me ta. Jeni njerëz të veçantë dhe do të jeni gjithmonë në zemrën time”, shkroi në Facebook ylli i futbollit brazilian.

35-vjeçari nuk shkëlqeu në Meksikë, edhe pse arriti të luante në finalen e Turneut Clausura ndaj Santosit.

Top Channel