Dashamirësit e futbollit kanë përzgjedhur dhjetë golat më të bukur të këtij sezoni të Ligës së Kampioneve, ku gjysma e tyre mban vulën e Barcelonës.
Lista nis me golin e Vincent Aboubakar në sfidën mes Portos dhe Bazelit, në vendin e 10. I nënti renditet Robert Leëandoëski për golin e shënuar me kokë në ndeshjen Bajern Mynih-Porto. Në vendin e tetë goli i shënuar nga Messi në sfidën kundër PSG-së. I shtati është goli i Benzema ndaj Bazelit. Vendi i gjashtë është goli i Marco Reus në ndeshjen Borusia Dortmund-Galatasaray. I pesti radhitet Ivan Rakitic me golin e shënuar ndaj M. City. Në vendin e katërt një tjetër katalanas, Luis Suarez, për golin e shënuar ndaj PSG-së. I treti sërish Messi me parabolën me të djathtën pas driblimit të Boateng ndaj Bajernit. Goli i shënuar nga Ivan Rakitic në minutën e katërt të finales me Juventusin, pas një aksioni model mban vendin e dytë.
Sa i takon vendit të parë, ai është një ngushëllim i mirë për Cristiano Ronaldo-n, i cili mbylli me Realin e tij një sezon me zero trofe. Bëhet fjalë për një gol të shënuar nga Portugezi në ndeshjen kundër Liverpulit.
Top Channel