Aksidentohet djali i Michael Schumacher, thyen dorën (video)

08/06/2015 00:00

Djali i Michael Schumacher ka thyer dorën, pas një aksidenti të dielën, në pistën austriake të Zeltvegut, në garën e dytë të Formula 4.

Për Mick Schumacher, ishte aksidenti i dytë i fundjavës, pasi të shtunën ishte përplasur me barrierat, por pa dëme fizike.

Por, në aksidentin e së dielës fati e braktisi. Pasi u godit nga pas nga Stefan Preining, Schumi Jr. humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me murin rrethues të pistës, duke pësuar një frakturë në dorën e djathtë.

Top Channel