Mercedes dominon provat në Monako, ndjek Vettel

23/05/2015 00:00

Lewis Hamilton rikthehet të dominojë provat zyrtare në këtë kampionat botëror, duke siguruar ‘pole position’ e radhës.

Piloti i Mercedes regjistroi kohën më të shpejtë në provat zyrtare për Çmimin e Madh të Monakos, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës, Nico Rosberg dhe më pas Sebastian Vettel.

Hamilton regjistroi kohën 1:15:098, Rosberg 1:15:440 dhe pas tyre Sebastian Vettel me 1:15:849.

Dy makinat Red Bull, zunë vendin e katërt dhe të pestë, përkatësisht me Ricciardo-n dhe Kvyat, ndërkohë që Kimi Raikonen me Ferrari do të niset i gjashtë në vijën e startit.

Gara për Çmimin e Madh të Monakos do të zhvillohet të dielën në orën 14:00 dhe do të transmetohet si zakonisht në Top Channel.

Top Channel