F1, 17-vjeçari Verstappen shkëlqen në provat e lira të Monakos

21/05/2015 00:00

Max Verstappen ka qenë surpriza e sesionit të parë të provave të lira të Çmimit të Madh të Monakos. 17-vjeçari i Toro Rosso regjistroi kohën e dytë më të shpejtë të provave, më i ngadaltë vetëm se Mercedesi i britanikut Lewis Hamilton.

Performancë e dobët e gjermanit Nico Rosberg, i cili me Mercedesin tjetër përfundoi sesionin e parë në vendin e nëntë.

Në vend të katërt dhe të tetë Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen, dy pilotët e Ferrarit.

Ja renditja e plotë e sesionit të parë të provave të lira në Monako:

1. Lewis Hamilton (Mercedes) 1:18.750
2. Max Verstappen (Toro Rosso) 0.149 sekonda më i ngadaltë
3. Daniel Ricciardo (Red Bull) 0.336
4. Sebastian Vettel (Ferrari) 0.384
5. Carlos Sainz (Toro Rosso) 0.495
6. Pastor Maldonado (Lotus) 0.704
7. Daniil Kvyat (Red Bull) 0.770
8. Kimi Raikkonen (Ferrari) 0.929
9. Nico Rosberg (Mercedes) 1.012
10. Felipe Massa (Williams) 1.016
11. Fernando Alonso (McLaren) 1.041
12. Jenson Button (McLaren) 1.452
13. Romain Grosjean (FRA/Lotus) 1.524
14. Sergio Pérez (Force India) 1.869
15. Nico Hulkenberg (Force India) 2.034
16. Felipe Nasr (Sauber) 2.107
17. Valtteri Bottas (Williams) 2.167
18. Marcus Ericsson (Sauber) 2.469
19. Will Stevens (Manor) 4.484
20. Roberto Merhi (Manor) 4.654.

Top Channel