La Liga, Reali nuk ndalet, fiton 3-0 ndaj Almerias
29/04/2015 00:00
Reali i Madridit vazhdon sukseset në kampionatin spanjoll dhe duket në një formë shumë të mirë në prag të ndeshjeve gjysmëfinale të Champions League.
Në “Bernabeu” ata fitojnë 3-0 ndaj Almerias në javën e 34-t të La Liga-s. Rodriguez zhbllokoi ndeshjen, ndërkohë që Dos Santos ndihmon skuadrën e Ancelotti-t me një autogol.
Në pjesën e dytë Arbeloa shënon golin e tretë duke vulosur shifrat përfundimtarë. Pas kësaj jave Reali shkoi në kuotën e 82 pikëve, dy më pak se Barcelona e vendit të parë.
Top Channel