Valencia ndalet në “San Mames” nga Bilbao

09/04/2015 00:00

Valencia nuk arriti të merrte pikët e plota në transfertën e vështirë në “San Mames” ndaj Bilbaos, duke u ndalur në një barazim 1-1.

Edhe pse shënoi e para, në minutën e 61-të me Rodrigo De Paul, Valencia nuk e mbajti dot rezultatin, pasi vendasit barazuan shifrat në minutën e fundit të takimit me Aduriz.

Për t’u shënuar në këtë ndeshje ishte edhe dalja me kartonin e kuq të argjentinasit Otamendi në minutën e 84-ët, i cili i lehtësojë punën vendasve për të gjetur golin e barazimit.

Megjithatë, ky barazim në  “San Mames” nuk mund të quhet kurrsesi një rezultat negativ për Valencia, e cila synon të marrë pjesë sezonin e ardhshëm në Champions,  duke pasur parasysh cilësinë e kundërshtarit në fushën e tij.

Top Channel