Bundesliga, Bayern konsolidon dominimin

07/03/2015 00:00

Bayern Munich vazhdon dominimin e tij në Bundesligë, duke mundur këtë javë 3-1 Hannover në trasnfertë. Pasi pësuan të parët gol, djemtë e Guardiola-s filluan përmbysjen.

I pari që shënoi ishte Xavi Alonso me një goditje standrde, ndërkohë që me dy golat e tij Muller, njërin prej tyre me 11-metërsh, i dha avantazhin bavarezëve.

Ata konsolidojnë kështu kreun me 11 pikë avantazh ndaj Wolfsburg, i cili u mund 1-0 nga Augsburg. Ndërsa përballja Hamburg-Dortmund u mbyll në barazim pa gola.

Top Channel