Dortmundi fitoi 0-2 në fushën e Dynamo Dresden-it, me dy gola të italianit Ciro Immobile, duke u kualifikuar në fazën çerekfinale të Kupës së Gjermanisë.
Verdhezinjtë dominuan 90 minutat përballë Dresden-it të ligës së tretë gjermane, por golat u shënuan në pjesën e dytë, përkatësisht në minutën e 50-të dhe të 90-të të ndeshjes.
Mbrëmjen e së martës u luajtën edhe tre ndeshje të tjera të Kupës së Gjermanisë, ku nuk pati surpriza. Hoffenheim-i fitoi 0-2 ndaj Aalen-it, Freiburg-u mposhti 2-1 Koln-in, ndërsa me vështirësi u kualifikua edhe Leverkusen-i, i cili mposhti në kohën shtesë 2-0 Kaiserslautern-in.
Mbrëmjen e së mërkurës do të luhen edhe 4 çifte të tjera të fazës së 1/8-ave, ku Bayern Munchen-i do të presë në “Alianz Arena”, Braunschweig e ligës së dytë.
Top Channel