F1, mbyllen testimet e Jerez-it, Raikkonen përpara të gjithëve

05/02/2015 00:00

Ferrarit më në fund i është kthyer buzëqeshja, në përfundim të katër ditëve testimesh dimërore në Jerez de la Frontera, përpara se në mars të nisë sezoni i ri i Formula 1.

Kimi Raikkonen ka mbyllur në krye të klasifikimit edhe ditën e fundit, me kohën 1’ e 20’’ e 841, përpara suedezit Marcus Ericsson, me Sauber ky por me motor Ferrari. Ndërkohë pas tyre ka ardhur Lewis Hamilton dhe Max Verstappen me Toro Rosso, me një distancë prej më shumë se 1 sekondë nga finlandezi.

Shumë larg tij kanë qenë Grosjean, Kvyat dhe Button, të cilët janë përballur me probleme të ndryshme.

Ja kohët e regjistruara në ditën e katërt dhe të fundit të testimeve:

1. Kimi Raikkonen, Ferrari, 1’20’’841, 106 xhiro
2. Marcus Ericsson, Sauber, 1’22’’019, 112 xhiro
3. Lewis Hamilton, Mercedes, 1’22’’172, 117 xhiro
4. Max Verstappen, Toro Rosso, 1’22’’553, 97 xhiro
5. Felipe Massa, Williams, 1’23’’116, 73 xhiro
6. Romain Grosjean, Lotus, 1’23’’802, 53 xhiro
7. Daniil Kvyat, Red Bull, 1’23’’975, 64 xhiro
8. Jenson Button, McLaren, 1’27’’660, 35 xhiro

Top Channel