F1, Red Bulli pa krah aerodinamik të përparmë

03/02/2015 00:00

Një operacion marketingu nga ana e Red Bullit? Një demonstrim force i Adrian Newey? Një shpikje e re nga gjeniu britanik? Të gjitha këto pyetje u bënë në pistën e Jerez kur Red Bulli doli në pistë në testimet e së hënës pa krahun e përparmë aerodinamik.

Gjithsesi, pasi në ditën e parë të testimit Daniel Ricciardo u paraqit me një makinë me dekoracion kamuflazhi, gjithçka mund të pritej nga Red Bulli.

Por, arsyeja pse Daniil Kvyat (debutimi i tij me skuderinë në këtë sezon) doli pa krahun aerodinamik është se rusi bëri një gabim dhe e humbi pjesën e përparme, ndërsa skuderia nuk kishte pjesë tjetër për ta zëvendësuar.

“Është diçka që mund të ndodhë, kam bërë gabime edhe më të rënda”, tha piloti 20-vjeçar.

Top Channel