Javi Martinez: Po rekuperohem sipas planit, duhet durim

23/12/2014 00:00

Javi Martinez ka deklaruar se rekuperimi i tij nga dëmtimi i rëndë që pësoi në gju në muajin gusht po shkon sipas parashikimeve. Mesfushori i Bayern Munchen këputi ligamentin e gjurit të majtë në ndeshjen e Superkupës së Gjermanisë kundër Borussia Dortmund dhe është ende larg kthimit në fushat e lojës.

“Gjithçka po shkon sipas planit. Cdo ditë ndihem më mirë, mund të bëj më shumë ushtrime. Këmba duhet të shërohet dhe kërkon kohë. Unë duhet të qëndroj i qetë”, tha mesfushori spanjoll për faqen zyrtare të klubit.

Ai kujton dhe ditët e para pas dëmtimit: “Fizioterapistët, kolegët dhe miqtë më ngushëllonin dhe më ndihmonin, por ishte shumë e vështirë. Ndihesha keq dhe kishte ditë që shmangia kontaktet me skuadrën.”

Në fund, Javi Martinez tha se durimi nuk është pika e tij më e fortë: “Punoj fort çdo ditë, por duhet të ruaj durimin dhe kjo është gjëja më e vështirë.”

Top Channel