Cristiano Ronaldo injoron Platininë

21/12/2014 00:00

Pas finales së Botërorit të Klubeve FIFA, Cristiano Ronaldo nuk i dha dorën presidentit të UEFA-s, Michel Platini. CR7 u përqafua me Florentino Perezin dhe kur erdhi radha për të takuar Platininë, sulmuesi i Realit nuk ndaloi, por vazhdoi më tej duke takuar personalitete të tjera që ishin vënë në radhë për t’i dhënë dorën futbollistëve që mundën 2-0 San Lorenzon në finalen e Botërorit të Klubeve.

Edhe pse ish-futbollisti francez e pa në sy portugezin, ky i fundit u përgjigj me indiferencë.

Arsyeja? Duhet kujtuar se Michel Platini ka thënë se Topi i Artë duhet t’i jepet një futbollisti gjerman dhe kjo gjë provokoi zemërim te lojtari dhe te Reali, pasi sipas klubit spanjoll presidenti i UEFA-s nuk duhet të shprehë pëlqimin e tij për çështje të tilla.

Top Channel