Guardiola: Bayern nuk po luan siç dua unë

04/11/2014 00:00

Pep Guardiola deklaroi se Bayern Munchen nuk po luan ende ashtu siç kërkon ai. Në konferencën e shtypit para ndeshjes që bavarezët do të luajnë ndaj Romës të mërkurën, trajneri spanjoll tha se duhet kohë që në fushë të shihet loja që ka në kokë.

“I jemi afruar futbollit që imagjinoj unë, por ende nuk po luajmë siç dua. Duhet ende kohë”, tha Guardiola, i cili shtoi se Bayern Munchen duhet të përmirësohet shumë, sidomos në goditjet e këndit.

Gjithashtu, Guardiola nënvizoi se fitorja e thellë 7-1 në Romë është e rrezikshme pasi mund të ulë përqendrimin e lojtarëve.

Në lidhje me formën e Franck Ribery, Guardiola deklaroi se francezi është rekuperuar nga dëmtimi dhe kjo u pa që në ndeshjen ndaj Hamburgut.

Top Channel