Shkodran Mustafi feston me shqiponjë dygolëshin e parë në karrierë

03/11/2014 00:00

Shkodran Mustafi ishte protagonisti i madh i ndeshjes që Valencia fitoi në transfertë 3-1 ndaj Villarrealit. Mbrojtësi i lindur në një familje shqiptare nga Maqedonia shënoi 2 gola të cilët i festoi duke bërë me duar shenjën e shqiponjës, ashtu siç po bëjnë të gjithë futbollistët me origjinë shqiptare që luajnë në Europë.

Futbollisti që luan për kombëtaren gjermane, pas dygolëshit të parë në karrierë, është krahasuar nga gazeta sportive spanjolle ‘Marca’ me golashënuesin legjendar të Gjermanisë, Gerd Muller.

“Jo vetëm mbrojti, por edhe shënoi. Dukej si “Torpedo” Muller”, shkruan gazeta.

Me këtë fitore, Valencia ngjitet në vendin e dytë të renditjes së kampionatit spanjoll me 23 pikë, vetëm 1 pikë pas kryesuesve të Real Madrid.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel