Ancelotti: Ambienti në Anfield do e motivojë më shumë Cristianon

21/10/2014 00:00

Carlo Ancelotti ka deklaruar në një intervistë për tabloidin ‘The Sun’ se ambienti i flaktë që krijohet në stadiumin “Anfield” të Liverpulit do e motivojë edhe më shumë Cristiano Ronaldon.

“Cristiano është gjithmonë i motivuar në maksimum, por nëse ambienti përreth tij tregohet armiqësor, motivohet edhe më shumë”, theksoi trajneri i Realit të Madridit.

Ish-trajneri i Milanit kujtoi edhe finalen e Ligës së Kampioneve në vitin 2005, kur kuqezinjtë ishin në avantazh 3-0 pas pjesës së parë, por në 6 minuta pësuan 3 gola e më pas e humbën finalen e madhe me 11-metërsha ndaj Reds-ave.

“Mbaj mend që pjesa e parë përfundoi 3-0 për ne dhe 45 mijë tifozë të Liverpulit nisën të këndonin “You’ll never walk alone” për 10 minuta radhazi në pushim. Në Itali, nëse po humbet 3-0, të godasin me gurë. Më ka lënë shumë mbresa ai episod. Nuk mendoj se ata e fituan finalen nga kjo, por është diçka që ndihmoi”, u shpreh trajneri italian.

Ndeshja Liverpool-Real Madrid do të luhet të mërkurën në orën 20:45.

Top Channel