“Ti je kampioni im! Ti je më i forti”

06/10/2014 00:00

Pilotët dhe të gjithë adhuruesit e Formulës 1 janë të bashkuar në lutjet për një shërim sa më të shpejtë të Jules Bianchi, piloti francez i Marussia-s i aksidentuar rëndë në garën për Çmimin e Madh të Japonisë.

Në këto orë kur Bianchi është duke luftuar me vdekjen, dhimbjen dhe ankthin më të madh e kanë familjarët dhe të afërmit e tij.

Njëra prej tyre është Camille Marchetti, një studente nga ishulli i Korsikës, e dashura e pilotit. Ajo u është bashkuar lutejeve me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social Tëitter.

“Ti je kampioni im! Ti je më i forti”, shkruan 24-vjeçarja. Mësohet se prindërit e Bianchi-t kanë udhëtuar drejt Japonisë për të qenë në krah të djalit të tyre, por nuk dihet ende nëse atyre u është bashkuar edhe Camille.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel