Elbasan, stadiumi drejt përfundimit

03/10/2014 00:00

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar pak ditë para ndeshjes me Danimarkën punimet në stadiumin “Elbasan Arena”, në të cilin do të zhvillohet sfida e dytë për kualifikueset e “Euro 2016”.

Kreu i qeverisë u informua nga presidenti i FSHF-së Armand Duka dhe inxhinierët e kompanisë që po kryen punimet për fushën dhe ambientet e brendshme të këtij stadiumi.  

“Jemi pothuajse gati për ndeshjen e 11 tetorit. Ne duam që mos të jetë vetëm një stadium futbolli, por një stadium olimpik dhe për këtë arsye, menjëherë pas këtij evenimenti, do të shtrojmë pistën e parë me tartan të standarteve ndërkombëtare në mënyrë që në Elbasan të zhvillohen aktivitete ndërkombëtare të atletikës”, tha kryeministri Edi Rama.

Stadiumi “Elbasan Arena”, i cili ka një kapacitet prej rreth 12.500 tifozësh, është rikonstruktuar në një kohë rekord dhe më 11 tetor do të jetë gati për sfidën me Danimarkën. I inspektuar pak kohë më parë edhe nga zyrtarë të UEFA-s, stadiumi i Elbasanit do të jetë i vetmi në Shqipëri që përmbush standartet europiane.

Top Channel