Hummels: Ndaj Hamburgut s’lejohen gabime

03/10/2014 00:00

Mats Hummels ka nxitur Borussia Dortmundin të “marrë maksimumin nga ndeshja”, teksa përgatiten për të pritur Hamburgun në krizë të thellë rezultatesh në “Ëestfalenstadion”, këtë fundjavë.

Fitorja 3-0 ndaj Anderlechtit, të mërkurën, ishte vijimësi e fillimit perfekt të Champions League këtë sezon, por Dortmundi gjendet 7 pikë pas kryesuesve të Bundesligës dhe nuk mund të lejojë më tepër humbje terreni.

“Na duhet të korrigjohemi disi me shënimin e golave këtë fundjavë”, tha mbrojtësi Mats Hummels për faqen zyrtare të klubit. “Duam të marrim më të mirën nga kjo ndeshje, por edhe të tjerat në vijim. Duhet kthesa në këtë sezon të Bundesligës, duke nisur nga sfida e së shtunës ndaj Hamburgut”.

Pasi kanë humbur në shtëpi ndaj Leverkusenit dhe pas barazimit me Stuttgartin, javën e kaluar, Dortmundi duket se i ka një borxh për t’i shlyer fansave të vet, një borxh me vlerë 3-pikëshe.

Hamburgu vjen nga një gjendje tepër e dëshpëruar dhe kanë nevojë urgjente për pikë gjithashtu, teksa kanë mundur të shënojnë golin e parë të këtij sezoni ndaj Eintracht Frankfurtit në fundjavë, pavarësisht se nuk e shmangën dot humbjen e katërt radhazi.

Top Channel