F1, Raikkonen: Ferrari, aty ku duhet

01/10/2014 00:00

Kimi Raikkonen ka deklaruar se në Cmimin e Madh të Singaporit makina Ferrari “më në fund ishte në nivelin e duhur” dhe shtoi se shpreson që këtë nivel “Kokëkuqja” ta mbajë edhe në Cmimin e Madh të Japonisë.

“Në Singapor më në fund kishim shpejtësinë për të realizuar një xhiro të shpejtë në provat zyrtare. Më vjen keq që për shkak të një problemi të vogël teknik nuk arrita të bëja edhe një tjetër xhiro të shpejtë e për këtë arsye në garë u ndesha në trafik dhe nuk arrita të tregoja potencialin tim të vërtetë. Por, e rëndësishme është që makina ishte në nivelin e duhur”, deklaroi piloti finlandez i Ferrarit.

Raikkonen shpjegoi se në pistën e Suzukës ka shumë rëndësi fuqia dhe aspekti teknik.

“Është një pistë ku duhet fuqi dhe teknikë e lartë pilotimi. Të shohim se ku do të jemi në krahasim me makinat e kreut. Mua më pëlqen shumë Suzuka, është një cirkuit klasik që të jep ndjesi të veçantë. Pista ime e preferuar është Spa-Francorchamps (Belgjikë), por Suzuka e ndjek nga pranë në klasifikimin tim personal të pistave më të bukura”, tha Raikkonen.

Top Channel