Fitore historike për Kosovën

07/09/2014 00:00

Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur një fitore historike ndaj Omanit ditën e diel me rezultatin 1-0. Kjo ishte fitorja e parë për përfaqësuesen më të re të futbollit në kontinent.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin e Prishtinës, ku u ndoq nga rreth 10 mijë tifozë. Trajneri Bunjaku, që ishte shprehur se futbolli kosovar kishte uri për suksesin e parë historik ndërkombëtar, kishte një mungesë jo të vogël si ajo e Ilir Azemit në fazën e sulmit. Megjithatë kosovarët u përpoqën të mbushnin që në fillim urinë e tyre, duke shtyrë drejt portës së Omanit.

Momenti kulmor i kësaj ndeshjeje ishte në minutën e 82-t, kur Imran Bunjakut nga pika e bardhë e penalltisë i dha Kosovës suksesin e parë.

Kjo ishte ndeshja e katërt miqësore e Kosovës, ku më parë kishte regjistruar dy humbje dhe një barazim.

Top Channel