F1, Monza, “pole-position” i Hamiltonit

06/09/2014 00:00

Lewis Hamilton merr “pole-position”-in e radhës në Çmimin e Madh të Monzas në Itali, me një kohë dominuese ndaj të tjerëve, 1’24’’109.

Britaniku i Mercedesit, i cili siguron për herë të katërt në këtë sezon nisjen nga vendi i parë dhe të 36-tin në karrierë, ka lënë pas shokun e tij të skuadrës, Nico Rosberg, me 1’23’’383.

Menjëherë pas tyre janë dy makinat Williams, me Bottasin dhe Massan respektivisht në vendet 3 dhe 4. Për fatin e keq të tifozëve të Ferrarit, Fernando Alonso do të niset vetëm nga vendi i 7, ndërsa Raikkonen nuk ka mundur të kualifikohet për në minisesionin e tretë, duke e mbyllur në vendin e 12.

Në një pistë thuajse të drejtë, si ajo e Monzas, e cila konsiderohet edhe si tempulli i shpejtësisë, fuqia e Mercedesit është vënë në dukje jo vetëm me dy të parët, por edhe me rikthimin e McLarenit (motorr Mercedes) në vendet 5-6.

Ndërkohë, kampioni në fuqi i botës, Vettel, por edhe shoku i tij i skuadrës, Ricciardo, kanë bërë maksimumin për të mbajtur makinat Red Bull në dhjetëshen e parë, duke u renditur vetëm në vendet 8 dhe 9, me Perezin në vendin e fundit të 10 më të shpejtëve.

Top Channel