Argjentina i shënon 4 gola Gjermanisë

03/09/2014 00:00

Dy finalistet e Kampionatit Botëror “Brazil 2014” zhvilluan një ndeshje miqësore, ku këtë herë Argjentina arriti një fitore 4-2 ndaj Gjermanisë.

Trajneri i ri i Argjentinës, Gerardo Martino në ndeshjen e tij të parë në stolin e kësaj kombëtareje nuk pati në dispozicion Lionel Messi-n, por gjeti një Angle Di Maria të jashtëzakonshëm, i cili dhuroi tre asiste dhe shënoi një gol.

Në anët tjetër edhe Joachim Low hodhin në fushën e lojës një formacion krejtësisht të ndryshëm nga ai i finales së Rios. Këtë herë në krye të sulmit ishte Gomes, i cili shpërdoroi di rasteve të pastra për shënim në pjesën e parë, ku argjentinasit bënë të kundërtën, duke realizuar dy gola në po kaq raste, me Aguero dhe Lamela.

Pjesa e dytë nisi me një ritëm të jashtëzakonshëm, ku në 7 minuta u shënuan plotë 3 gola. Argjentina e thelloi rezultatin në 4-0, me Fernandez dhe Di Marian, ndërsa Schurrle ngushtoi shifrat në 4-1.

Low hodhi në fushën e lojës dy prej lojtarëve kuç në finale e botërorit, Muller dhe Goteze, i cili shënoi golin e dytë në minutën e 78, por vetëm kaq. Argjentina arriti një hakmarrje me 4 gola në Dusseldord.

Top Channel