F1, Alonso: Rinovimi? Të gjitha gënjeshtra

07/08/2014 00:00

Fernando Alonso ka sqaruar nëpërmjet Twitter-it se nuk i ka kërkuar aspak Ferrarit një rinovim kontrate me 35 milionë euro në sezon për 3 sezonet e ardhshme (e thënë ndryshe: 105 milionë euro).

“Një gjë e pavërtetë mbetet e pavërtetë, sado që të përsëritet”, shkruan spanjolli i Ferrarit në profilin e tij.

Ferrari kërkon të blindojë pilotin e saj, kontrata e të cilit përfundon në vitin 2016.

Nga ana tjetër, edhe McLaren duket se e sheh me sy të mirë rikthimin e spanjollit, i cili nuk ka arritur të fitojë asnjë titull me “Kokëkuqen” edhe pse gjithmonë janë vlerësuar paraqitjet e tij që nga viti 2010.

Top Channel