Ronaldo mungon ndaj ish-ekipit të tij

02/08/2014 00:00

Edhe pse Ronaldo i është bashkuar Realit të Madridit në Michigan, ai nuk do të jetë në fushën e lojën në ndeshjen ndaj ish-ekipit të tij, Manchester United.

Carlo Ancelotti ka vendosur të mos e grumbullojë atë në këtë ndeshje të vlefshme për Guiness Cup. Trajneri i italian është shprehur se Ronaldo vjen pas pushimeve një mujore dhe ende nuk është në formë të mirë fizike.

“Ronaldo filloi stërvitjen më 26 korrik, por ai ende nuk është në formë, pasi është stërvitur individualisht dhe nuk duam të rrezikojmë që ai të dëmtohet para ndeshjes së Superkupës”, tha Ancelotti.

Ndeshja mes dy gjigandëve të futbollit europian pritet të ndiqet nga 109 mijë spektatorë në “Michigan Stadium” dhe për Anchelotti-n nuk është një ndeshje miqësore.

“Do të jetë një ndeshje ndaj një ekipi fantastik në një stadium fantastik. Për mua nuk është një miqësore. Kjo është ndeshja e fundit e këtij turneu dhe duam ta mbyllim në mënyrën më të mirë”, shtoi italiani.

Top Channel