Barcelona presion për Kuadradon

29/07/2014 00:00

Pas Suarezit nga Liverpuli dhe Mathieu nga Valencia, Barcelona është hedhur në sulm për të siguruar edhe shërbimet e Kuadrados, mesfushori i avancuar kolumbian që luan për Fiorentinën në Serinë A.

Drejtuesit vjolë kanë vendosur një çmim dysheme prej 50 milion eurosh për të lënë të lirë asin e tyre.

“Të mos jemi hipokritë. Nëse na vjen një ofertë prej 50 milion eurosh mund të flasim”, deklaroi një ditë më parë drejtuesi teknik i Fiorentinës, Daniele Prade.

Fjalët e tij kanë mbërritur shpejt në Spanjë. Mediat spanjolle deklarojnë se kjo shumë cilësohet “astronomike” nga ana e Barcelonës. Të njëjtat burime thonë se katalanasit nuk kanë hequr dorë, por kanë kaluar në planin B.

Sipas këtij plani Barcelona do të rrisë presionin ndaj vetë futbollistit për të nxitur rebelimin e tij ndaj Fiorentinës në mënyrë që të ulet shifra e vendosur për transferim. Suksesi i kësaj taktike merkatoje rezultoi e suksesshme për katalanasit në rastin e Mathieu, mbrojtësit të marrë nga Valencia i cili kërkoi me ngul transferimin e tij duke detyruar drejtuesit e Valencias që të pranon një ofertë më të ulët në krahasim me atë të vendosur fillimisht prej tyre.

Top Channel