Tifozët gjermanë mbushin sheshet kryesore

13/07/2014 00:00

Tifozët gjermanë, të cilët për arsye të ndryshme nuk kanë pasur mundësi të shkojnë në Rio, sonte do të mbështesin kombëtaren e tyre në sheshet e qyteteve më të mëdha të vendit.

Kreybashkiakët e Berlinit, Mynihut, Dyseldorfit dhe Frankfurtit kanë vendosur që stadiumin e Maracana-s ta sjellin nëpër qytetet e tyre.

Në sheshet kryesore dhe më të mëdha të këtyre qyteteve do të vendosen ekrane gjigande për të ndjekur ndeshjen finale të botërorit ku kombëtarja e tyre do të përballet me atë argjentinase.

Edhe në Berlin është ngritur një zonë për tifozët, të cilët duket se e kanë filluar që tani festën.

Ndërkohë një kompani gjermane e lojërave elektronike ka publikuar finalen Gjermani-Argjentinë, duke cilësuar se ky është dhe një parashikim për këtë ndeshje. Sipas kësaj, gjermani fiton me 1 gol të Kloses dhe shpallet për të katërtën herë kampion bote.

Top Channel