NBA, LeBron James lë Miami Heats-at

11/07/2014 00:00

LeBron James ka bërë të ditur se do të rikthehet të luajë për Cleveland Cavaliers duke filluar nga sezoni i ardhshëm duke i dhënë fund kështu aventurës me Miami Heats, skuadër me të cilën u shpall dy herë radhazi kampion në NBA.

“Mbreti” James kishte përfunduar kontratën e tij 4-vjeçare me Heats-at dhe ka zgjedhur të kthehet në shtëpinë e tij.

“Kam lindur dhe jam rritur në Ohajo. Lidhja ime me këtë vend është më e madhe se basketbolli. Katër vite më parë nuk e kisha kuptuar, por tani po. Kthehem në shtëpi”, tha James ekskluzivisht për ‘Sports Illustrated’.

Top Channel