Optimizimi i Lahmit dhe Mullerit

11/07/2014 00:00

Thomas Muller dhe Philipp Lahm, dy nga peshat e rënda të kombëtares gjermane të futbollit, u shfaqën optimistë për mundësitë e tyre për të fituar Kupën e Botës ditën e dielë.

“Do të japim gjithçka për të arritur këtë sukses. Do të luftojmë deri në fund dhe do të luajmë futbollin më të mirë të mundshëm”, tha Thomas Muller, golashënuesi më i mirë i Gjermanisë.

Ndërsa kapiteni Lahm ka bindje të plotë se Gjermania do të fitojë në Marakana titullin e saj të katërt.

“Jemi optimistë, duam të shpallemi kampionë, duam ta kthejmë Kupën në Gjermani”, tha mbrojtësi i Bayern Munchen.

Top Channel