Brazili, disfatë jo vetëm sportive

09/07/2014 00:00

Teorikisht, humbja e ndeshjes së Brazilit ndaj Gjermanisë do të jetë dërrmuese për të gjitha aspektet e zhvillimit të Brazilit.

Sipas Xhefri Dennis, kreut të strategjisë së tregut në zhvillim “UBS AG”, i cili mbulon dhe tregun brazilian që prej vitit 1990, u shpreh se fillimisht humbja do të dëmtojë shanset e presidentes Dilma Rousseff, në kandidimin e saj për t’u rizgjedhur në Tetor.

“Ajo ishte një humbje poshtëruese, për të cilën të gjithë pyesim veten, nëse do të ketë një ndikim negativ në psikologjinë e brazilianëve” – tha Denis.

Rousseff mori detyrën në vitin 2011. Rritja është ngadalësuar me një normë mesatare vjetore prej 2 përqind, më e ulta e regjistuar për një president brazilian, që nga Fernando Collor, i cili dha dorëheqjen në vitin 1992 pas dyshimeve për korrupsion.

Politikat e Rousseff, që synojnë ringjalljen e ekonomisë, e kanë ushqyer inflacionin vjetor, që tejkalon me 6.5 përqind kufirin më të lartë, së cilës i druhej qeveria e saj.

Humbja e ndeshjes 7-1 shënon humbjen më të keqe në historinë e vendit. Pas ndeshjes, zyrtarët raportuan shqetësime të izoluara, me policinë ushtarake në Rio duke thënë se disa tifozë u larguan nga stadiumi, duke krijuar përleshje dhe trazira.

Nga ana tjetër, “Globo News” shfaqi pamje të autobusëve teksa digjeshin në Sao Paulo, në shenjë vandalizmi nga disfata  e lojës.

Top Channel