F1, Rosberg në pole-position, Ferrari në fund

05/07/2014 00:00

Provat zyrtare të Cmimit të Madh të Britanisë së Madhe u shënjuan nga shiu. Edhe pse reshjet ndërlikuan pilotimin për të gjithë pilotët, ishte sërish Nico Rosberg me Mercedes ai që fitoi pole-position me kohën 1’35”766.

Në vend të dytë u rendit Sebastian Vettel me Red Bull, i cili la pas Button, Hulkenberg dhe Magnussen. Vetëm në vend të gjashtë piloti tjetër i Mercedesit, Lewis Hamilton.

Një sesion provash katastrofik për Ferrarin: Fernando Alonso dhe Kimi Raikkonen janë eleminuar që në Q1 dhe do të nisen të dielën nga vendi i 19 dhe 20. Pas do të kenë vetëm dy makinat Caterham.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel