Gjermania fiton “finalen e parakohëshme”

04/07/2014 00:00

Gjermanët kanë dalë fitues të asaj që është cilësuar si finalja e parakohëshme e këtij botërori.

“Panzerat” kanë mposhtur minimalisht 1-0 Francën falë një goli të shënuar që në minutën e 13-të të takimit, kur Hummels mposhti Varane në një duel ajror dhe kaloi topin mbi duart e portierit Lloris.

Francezët u përpoqën të reagojnë në pjesën e parë, por ishin të paqartë në fazën finale të aksioneve të tyre, ndërkohë që gjermanët rrezikuan në pak raste për të dyfishuar rezultatin.

Në pjesën e dytë të kushtëzuar nga rezultati francezët ishin atë që morën iniciativën, por ashtu si në pjesën e parë, mungonte finalizimi kjo falë edhe organizimit të mirë të gjermanëve në prapavijë.

Me kalimin e minutave presioni ndaj francezëve rritej vazhdimisht. “Gjelat” gjithnjë e më shumë avanconin në sulmm duke lënë mjaft hapësira në mbrojtje, hapësira këto që nëse do të shfrytëzoheshin si duhej nga Schurrle në të paktën dy raste, humbja për francezët do të ishte akoma më e thellë.

Me këtë fitore, Gjermania hyn në histori si skuadra e parë që
shkon për të katërtën herë radhazi në një gjysmëfinale botërori, ndërkohë që
presin të qetë emrin e kundërshtarit që do të dalë nga sfida mes Brazilit dhe
Kolumbisë që luhet në orën 20:00.

 

Top Channel