“Kampionati Botëror më i mirë në histori”

02/07/2014 00:00

Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Jerome Valcke, vlerësoi Botërorin e Brazilit duke thënë që i ka përmbushur të gjitha pritshmëritë.

“Ajo që po shohim në rrugë është ajo që bota priste nga Brazili. Përsa i përket lojës, është Kupa e Botës më e mirë në histori. Është fantastike”, tha Valcke në një intervistë për kanalin brazilian ‘SporTV’.

“Kishim probleme me fushat, por në momentin që nisën ndeshjet, gjithçka u kapërcye. Të gjithë po kënaqen me këtë turne”, shtoi Jerome Valcke.

Top Channel