Barcelona prezanton kroatin Rakitiç

01/07/2014 00:00

Ivan Rakitiç do të jetë lojtar i Barcelonës për 5 sezonet e ardhshme. Ish-mesfushori i Seviljes u prezantua ditën e martë dhe pozoi me fanelën me numrin 4, atë që ka mbajtur gjithmonë Pep Guardiola.

Emocionet – Jam shumë i lumtur. Po-ja që i kam thënë Barcelonës ka qenë aq e rëndësishme sa po-ja që i kam thënë gruas kur jemi martuar.

Pozicioni në fushë – Kam luajtur kudo në mesfushë dhe do të jem i disponueshëm të luaj ku të ma kërkojë trajneri.

Numri 4 – Është diçka speciale të luaj me të njëjtin numër me të cilin ka luajtur Guardiola. Ai ka bërë historinë e Barcelonës si lojtar dhe trajner. Shpresoj të kem sukseset që ka pasur Guardiola.

Jordi Mestre, zëvendëspresidenti i Barcelonës, pasi i uroi mirëseardhjen Rakitiçit në klubin katalanas, theksoi se shifrat e tranferimit nuk do të bëhen publike pasi kjo ka qenë dëshira e Seviljes.

Top Channel