Kombëtarja e madhe e Shqipërisë

30/06/2014 00:00

Gianni de Biasi trishtohet sa herë që sheh ndeshje të Botërorit pasi shumë prej lojtarëve që po shkëlqejnë në Brazil mund të kishin luajtur për Shqipërinë.

Ky është mendimi i gazetës sportive katalanase ‘El Mundo Deportivo’, që me anë të një artikulli thekson se “vendi i vogël europian me 3 milionë banorë është një “fabrikë” futbollistësh që përdoren nga federata dhe vende të tjera”.

“Në Kupën e Botës janë prezentë futbollistë të shkëlqyer që mund të luanin në një kombëtare si Shqipëria, që kurrë nuk është kualifikuar në një Botëror apo Europian”, lexohet në artikull.

Shaqiri, Januzaj, Granit e Taulant Xhaka, Xhemaili dhe Admir Mehmedi janë 6 lojtarë që sipas ‘El Mundo Deportivo’-s do e bënin Shqipërinë një “kombëtare të mirë”.

Top Channel