Angli-Uruguaj, humbja i dërgon në shtëpi

19/06/2014 00:00

Temperaturat e ulta në Sao Paulo mund të ndihmojnë Anglinë përballë Uruguajit, sot në mbrëmje, për fitoren e parë në këtë Botëror.

Skuadra e Roy Hodgson ka humbur ndeshjen e parë përballë Italisë dhe, për këtë ndeshje të dytë, e ka të domosdoshme fitoren, për të mbajtur ende gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm.

“Uruguaji është një skuadër shumë e mirë dhe ka elementë të rëndësishëm në përbërje, – thotë Hodgson. – Mendoj se, në këtë ndeshje do të fitojë ai që mbrohet më mirë, pasi sa i përket sulmit atë e kanë në nivel shumë të lartë të dyja ekipet”.

Wayne Rooney vazhdon të mbetet referenca e “tri luanëve”, por pikëpyetja më e madhe duket të jetë pozicioni, se ku do të luajë ai, pasi nuk funksionoi mirë në ndeshjen e parë me Italinë.

Top Channel