Del Bosque: Nuk ka justifikime

19/06/2014 00:00

Pas humbjes ndaj Kilit, e cila vulosi paraqitjen turpëruese të kombëtares spanjolle në “Brazil 2014”, trajneri i kampionëve të botës në 2010, Vicente Del Bosque ka thënë se nuk duhet të ketë justifikime.

“Ne nuk kemi luajtur mirë dhe eliminimi ishte i merituar. Duhet të mbajmë përgjegjësinë që na takon”, tha në përfundim të ndeshjes trajneri i iberikëve.

I pyetur se nëse pas këtij eliminimi mund të quhej një cikël i përfunduar për kombëtaren spanjolle,  Del Bosque është shprehur se “është ende herët për të folur për këtë, ne do të bëjmë reflektimet e duhura”.

Ndërsa trajneri i kombëtares së Kilit, tashmë të kualifikuar në 1 të 16-at, është shprehur se tashmë ekipi i tij kërkon vendin e parë në grup.

“Ndeshja me Spanjën përfundoi, tashmë mendojmë vetëm për Holandën, ta mbyllim këtë fazë në vend të parë në grup”, ka deklaruar Sampaoli.

Top Channel