Kroacia fiton me lehtësi ndaj Kamerunit

19/06/2014 00:00

Kombëtarja kroate ka kaluar me lehtësi afrikanët e Kamerunit, duke shënuar një fitore të thellë 4-0.

Pas humbjes në ndeshjen e parë ndaj Brazilit, të besuarit e Niko Kovac kanë arritur të marrin një fitore relativisht të lehtë ndaj një ekipi, i cili u detyrua të luante me një lojtar më pak për më shumë se 50 minuta pas daljes me karton të kuq të lojtarit të Bracelonës, Song.

Rol të rëndësishëm në këtë fitore pati edhe lojtari i Bayern Munchen, Mandzukic, i cili arriti të shënojë 2 gola, te goli arritën edhe Olic dhe Perisic.

Pas këtij takimi Kameruni është ekipi i parë i eliminuar nga Grupi A, ndërsa 3 skuadrat e tjera do të vendosin për ecurinë në këtë Botëror në ndeshjet e trata në grupe. Vendimtare do të jetë ndeshja mes Meksikës dhe Kroacisë, ndërsa Brazili do ta ketë më të lehtë pasi do të ndeshet ndaj Kamerunit, tashmë të eliminuar.

Top Channel