Kili nuk gabon ndaj Australisë

14/06/2014 00:00

Ndeshja e dytë e Grupit B mes Kilit dhe Australisë është fituar nga amerikano-jugorët me rezultatin 3-1.Kili e ka nisur mjaft mirë këtë botëror, duke arritur të gjejë rrugën e rrjetës që në minutën 12 me anë të Sanches dhe vetëm 2 minuta më vonë, Valdivia do të dyfishonte shifrat.

Atëherë kur u menduar se do të ishte gjithçka e lehtë për Kilin, sulmuesi kryesor i australianëve, Tim Cahill shkurtoi diferencën në minutën e 35-të duke i dhënë shpresa ekipit të tij për një barazim të mundshëm.

Pjesa e dytë do të ishte një tablo krejtësisht e ndryshme nga ajo e para gati në të gjithë këtë pjesë australianët treguan një përgatitje fizike më të lartë se lojtarët e Kilit, duke ushtruar një presion të vazhdueshëm në portën e amerikano-jugorëve.

Pavarësisht rasteve të shumta për shënim, ku vlen për t’u përmendur një gjuajtje fluturimthi e Mark Bresciano, e cila pati edhe një reagim fantastik nga ana e portierit, ata nuk arritën të barazonin rezultatin, madje në minutën e 92, me anë të një kundërsulmi të shpejtë Kili shënoi e dhe golin e 3 me Beausejour.

Me këtë fitore kombëtarja e Kilit i bashkohet Holandës me 3 pikë në grupin B, ku Australia dhe Spanja, kampione në fuqi, ndodhen në kuotën e 0 pikëve.  

Top Channel