Real Madrid, klubi më i pasur në botë

12/06/2014 00:00

Real Madrid është klubi më i pasur në Botë. Sipas listës së fundit të publikuar nga revista ‘Forbes’, madrilenët kanë një vlerë prej 2500 milionë eurosh. Në vend të dytë renditet Barcelona me një vlerë prej 2300 milionësh.

Bie në vend të tretë Manchester United, i ndjekur nga Bayern Munchen, Arsenal, Chelsea, Manchester City, Milan, Juventus dhe Liverpool.  

Vlerësimi është bërë në muajin maj, kur Reali u shpall kampion Europe në Lisbonë.

Klubi spanjoll është i përfaqësuar edhe në listën e sportistëve më të paguar pasi Cristiano Ronaldo zë vendin e dytë, me të ardhura vjetore që shkojnë 59 milionë euro. Sulmuesi portugez kalohet vetëm nga boksieri Floyd Mayweather, i cili fiton 78 milionë euro.

Në vend të tretë basketbollisti LeBron James (53 milionë euro), ndërsa në vend të katërt Leo Messi (48 milionë euro).

Yjet e Realit dhe Barcelonës janë të vetmit futbollistë në dhjetëshen e parë të sportistëve më të paguar.

Top Channel