Kupa e Shqipërisë në Mundje

08/06/2014 00:00

Në pallatin e sportit “Ramazan Jala”, në Durres, është zhvilluar Kupa e Shqipërisë në Mundje për të rritur, trofeu i dytë për nga rëndësia e këtij sezoni.

Pjesëmarrësit ishin nga e gjithë Shqipëria, ndërkohë që, në total, në garën e Kupës morën pjesë 92 sportistë, në pesha të ndryshme.

Sa i përket stilit të lirë, fitues u shpall ekipi i Teutës, më pas në vendin e dytë u rendit Tirana, si dhe në të tretin Kukësi, ndërsa në kategorinë e mundjes klasike, apo greko-romake, fituese e Kupës ishte skuadra e Besëlidhjes. Në podium, për këtë kategori, u ngjitën edhe Olimpik G dhe Tomorri.

Pas përfundimit të turneut, presidenti i Federatës së Mundjes, Martin Biba, tregoi edhe objektivat që ka kjo Federatë, sa i përket Botërorit të ardhshëm.

Top Channel