Mercedes, ‘Zot’ edhe në Kanada

07/06/2014 00:00

Shtatë gara, shtatë pole position. Mercedes nuk toleron as në Kanada. Dy pilotët e skuderisë gjermane kanë marrë sërish vendin e parë dhe të dytë të nisjes në garën e së dielës.

I pari që kaloi vijën e finishit në sesionin e tretë dhe final të provave ka qenë Nico Rosberg që ka regjistruar kohën 1.14.874. Pak të qindëtat pas tij u rëndit Lewis Hamilton; 1.14.953.

Në vendin e tretë u rëndit kampioni i botës në fuqi, Sebastian Vettel, ndjekur menjëherë nga Botta, Massa dhe Ricciardo.

Pavarësisht ndryshimeve të premtuara, Ferrari edhe në këtë garë ka zhgënjyer. Vendi i shtatë për Alonson dhe i dhjetë për Raikonen, sigurisht nuk janë ato që Montezemolo priste.

Gara për Cmimin e Madhe të Kanadasë, gara e shtatë e këtij kampionati, zhvillohet të dielën në orën 20:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në Top Channel.

Top Channel