Shkodër, 1 i vdekur, 2 të plagosur

06/06/2014 00:00

Një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e së premtes në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Bahçallëk”, në hyrje të qytetit, pranë tregut të makinave.

Viktima është Enver Barbullushi, i cili ndërroi jetë në spital, për shkak të plagëve të marra, ndërsa të plagosur mbetën Samet Barbullushi dhe Nezir Shega.

Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërriti policia, e cila po heton dhe, paraprakisht, burimet policore sqarojnë se tre personat e sulmuar ishin duke pirë kafe, në një lokal në hyrje të qytetit, kur një person, i paidentifikuar ende, ka hapur zjarr nga makina, nga një distancë rreth 10 m.

Sipas policisë, mendohet se njëri prej të plagosurve ka qenë shënjestra, për shkak të disa konflikteve të vjetra. Dyshohet se shënjestër ka qenë Nezir Shega. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes, e vetëm pak pas saj, policia ka gjetur një makine të djegur, shumë pranë vendit të ngjarjes, e cila dyshohet se u përket autorëve.

Top Channel