Diego Costa kalon vizitat te Chelsea

04/06/2014 00:00

Mungon vetëm zyrtarizimi, por Diego Costa është praktikisht një lojtar i londinezëve të Chelsea-t.

Sulmuesi me shtetësi spanjolle, siç bën të ditur “the Guardian”, ka kryer edhe vizitat mjekësore. Në arkat e Atletico Madrid do të derdhen plot 32 milionë stërlina, rreth 40 milionë euro.

Sipas të përditshmes britanike, Mourinho është i interesuar edhe për mbrojtësin e majtë Filipe Luis dhe për mesfushorin Tiago, i cili ka luajtur me “blutë” edhe në sezonin 2004-2005.

Diego Costa, i cili momentalisht është i impenjuar me kombëtaren “La Roja” të drejtuar nga Del Bosque, duket se i ka kaluar testet mjekësore. Njoftimi i përfundimit të këtij ‘operacioni’ merkatoje do të jepet gjatë ditëve në vijim, ndoshta në përfundim të Botërorit.

Sulmuesi me origjinë braziliane ka shënuar 27 gola për “Rojiblanco”-sit në sezonin e fundit të La Liga-s, por edhe 8 gola në Champions League, e tashmë pritet të jetë pika kryesore e referimit të sulmit të “Special One”.

Top Channel